Pas varrimit të së bijës, nëna fatkeqe….

0
570

Elita Barisaite nga Austria, dy vjet më parë, kishte ardhur në Kosovë që të bashkohej me babanë e saj biologjik, kosovar. Por, dy vjet pas, ajo vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duke luftuar e vetme me pasojat e djegieve që pësoi në banesën e saj, në Prishtinë.

Rreth 10 ditë më parë, Elita ishte gjetur e djegur në një banesë në rrugën “UÇK”, në Prishtinë.

Gjatë trajtimit mjekësor, autoritetet e kishin njoftuar nënën e saj austriake, e cila jeton në Austri. Ajo kishte ardhur t’i qëndronte pranë të vijës, deri në çastine fundit.

Por, pas varrimit të së bijës, nëna fatkeqe u kthye në Austri me dyshimet se zjarri në të cilin pësoi e bija nuk ka qenë thjesht një aksident.

Avokatja e saj Xhevahire Kloppner tregoi se nëna e Elitës së ndjerë dyshon se vajza e saj ishte viktimë e një krimi të organizuar.

Fillimisht, policia e ka trajtuar rastin si vetëvrasje në tentativë, por meqë viktima ka ndërruar jetë, në konsultim me prokurorin, rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.

Policia ka intervistuar disa persona lidhur me këtë rast, ndërsa në Prokurorinë e Shtetit thonë se ende nuk kanë nisur hetime të veçanta kidhur me këtë rast, njofton Illyria. Avokatra Kloppner tregoi se Elita kishte ardhur në Kosovë nga dëshira që ta njohë babain e familjen e tij dhe që të jetonte në Kosovë, por ajo nuk ishte e mirëpritur nga babai biologjik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here