Kërcënon serbia: Çdo tentativë e ardhshme e shqiptarëve, do përfundojë keq

0
177

Presidenti serb Tomisllav Nikoliç thotë se “çdo tentativë e ardhshme e institucioneve të përkohshme për të shkaktuar konflikt, siç ishin ngjarjet lidhur me trenin, do të përfundojë keq”, njoftojnë mediat serbe.

“Le të mendojnë për këtë edhe shqiptarët edhe aleatët e tyre. Ne do të veprojmë konform Kushtetutës së Serbisë. Kosova dhe Metohia nga pikëpamja ndërkombëtare-juridike janë pjesë e Serbisë”, u deklaroi Nikoliç gazetarëve pas mbledhjes së Këshillit serb të Sigurisë.

Dita e djeshme, sipas tij, ka qenë shumë afër konfliktit, megjithëse, siç tha ai, pala serbe u përpoq që të mos e tregojë këtë.

“Shfaqja e njësive ROSU ishte shenjë se shqiptarët deshën luftë”, tha Nikoliç.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here