‘Dëshpëruese’ – Merkel kritika të ashpëra Trumpit për tërheqjen nga deklarata e…

1
212

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka kritikuar vendimin e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për të hequr dorë nga deklarata e përbashkët e ‘G7’.

Ajo gjithashtu tha se Evropa nuk do të lejojë të ‘mashtrohet’ përsëri.

Merkel e përshkroi vendimin e Trump për të tërhequr miratimin e tij në komunikatën e përbashkët pas samitit të ‘G7’ në Kanada si një ‘përvojë e qartë’.

Ajo vlerësoi gjithashtu deklaratën e përbashkët si një dokument ‘të negociuar me vështirësi’.

“Tërheqja me anë të ‘Twitterit’ është sigurisht e qartë dhe dëshpëruese” tha ajo në një emicion televiziv në Gjermani mbrëmjen e së dielës.

“Unë nuk mendoj se gjuha provokuese i bën gjërat më mirë. Ndonjëherë duket se presidenti amerikan mendon se vetëm njëra palë fiton dhe të gjithë humbasin, “tha Merkel, duke folur për sulmet verbale të Trump ndaj kryeministrit kanadez, Justin Trudeau.

Merkel gjithashtu vlerësoi Trudeau duke thënë se ajo është e kënaqur që ai është ‘në anën e BE’-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Kush po e rru..n per Merkel!!!
    Gjermania e ka humbur te qenit i priviligjuari i USA, Gjermania eshte bere aleate e heshtur e Rusise kunder USA, good for them. Gjermania po ndjek politike vetem per interesat e tyre dhe akuzojne te tjeret kur preken ato interesa.Rruga e tyre eshte e ngjashme me te viteve 1930.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here