Në Rusi pas 3 ditësh do të nisë edicioni i 21 i Kampionatit Botëror të Futbollit, dhe nëse ka një skuadër që nuk ka munguar asnjëherë në Kupën e Botës, ai është Brazili.
Për Seleçaon do të jetë pjesëmarrja e 21 në këtë eveniment, ose më mirë të themi, skuadra 5 herë kampione e botës është e vetmja që nuk ka munguar në asnjë Botëror që nga viti 1930.
Skuadra amerikano latine dominon praktikisht në të gjitha klasifikimet historike duke nisur që nga ndeshjet e zhvilluara, numri i fitoreve dhe golave të shënuara deri te titujt e fituar, 5 të tillë.
Më tej vjen Italia me 18 të tilla, por Të Kaltrit do të jenë mungesa e madhe e Kupës së Botës së këtij viti. Argjentina e treta me 17 pjesëmarrje e ndjekur nga Meksika me 16 dhe Spanja, Anglia e Franca me 15.
Klasifikimi me skuadrat që kanë marrë pjesë më shumë se 10 herë në fazën finale të një Kupe Bote mbyllet me SHBA dhe Korenë e Jugut. Gjermania e Bashkuar, do të luajë botërorin e saj të nëntë në total dhe të shtatin radhazi.