Fier/ Drejtori i Policisë gris banderolën kundër qeverisë, gjatë protestës…

0
242

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në qytetin e Fierit pas vizitës në Lushnje. Por kreu i qeverisë përveç mbështetësve është “përballur” edhe me dhjetëra të rinj të Forumit Rinor të PD, të cilët protestojnë me pankarta në duar.

 

 

Gjatë protestës dëgjohen edhe thirrjet e tyre “Rama ik”, “Rama, Tahiri, Xhafaj = Shqiperia jashtë Europes” apo “Poshtë pashallarët e krimit”.

Por deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baci, ka postuar një video në rrjetin e tij social Facebook një video nga protesta. Sipas PD në pamjet e filmuara duket Drejtori i Policisë së Fierit, Albert Nushi, që ka grisur banderolën e të rinjve protestues.

“E paprecedente! Drejtori i Policise Fier gris banderolen e PD kunder bashkeqeverisjes me krimin!” shkruan PD.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here