Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video të dërguar nga qytetari dixhital në të cilën shihen se si fermerët e Mollasit në Elbasan presin plantacionet e pjeshkëve për shkak të mosshitjes së mallit të tyre.
Sipas denoncimit të publikuar nga Berisha, kontrabanda e importit të frutave po shkatërron tregëtin e pjeshkëve në këtë zonë e cila ka sjellë uljen e ccmimit i cili nuk mbulon kostot e prodhimit.
Postimi i plotë:
Fermeret e braktisur presin plantacione te pjeshkeve per shkak te kontrabandes ne importin e frutave!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e fermerit dixhital! sb
“Prsh zoti berisha … jemi nga mollasi i elbasanit po na shkaterron kontrabanda e frutave te importit, pjeshket per kete vit kane rene me 50 lek kg… per kete arsye po i presim me mir ti bejm dru … i bejm te gjitha sherbimet dhe nuk lajm dot as plerat as gje flm shum te pershendes … respekt…”