Detaje të reja kanë dalë nga vrasja që tronditi ‘Don Boskon’ mëngjesin e kësaj të premteje.
Familjarët e autorit të krimit kanë thënë jashtë kamerave se janë të shokuar nga ngjarja.
Ata kanë shtuar se nuk kanë pasur dijeni për një histori dashurie mes dy të rinjve.
Familjarët kanë zbuluar se 31-vjeçari Mata ishte babai i një djali të vogël 2 vjeç dhe se prej dy muajsh ishte divorcuar nga bashkëshortja.
‘Ngjarje shumë e rëndë, nuk dimë çfarë të themi. Nuk jemi në dijeni të historisë së dy të rinjve. Ngjarjen e kemi mësuar kur erdhi policia në shtëpi. Djali kishte dy muaj që ishte divorcuar nga bashkëshortja. Xhaferr Mata ka edhe një djalë’, – kanë thënë familjarët.
Ndërkohë një tjetër detaj interesant i zbuluar nga fqinjët e autorit është fakti se fqinjët kanë menduar se Xhaferr Mata kishte vrarë ish-bashkëshorten pasi me të ka patur konflikte të vazhdueshme.
Ende nuk dihen arsyet që detyruan Xhaferr Matën të kryente krimin, por Fax News ka mësuar se në kamerat e sigurisë është filmuar çasti kur djali po e priste vajzën.
Policia ka shoqëruar babanë e djalit në polici për ta marrë në pyetje