ERE vendos sot/ Faturat e dritave, dy variantet për çmimin: Rritja me 9.5 ose 10.2 lekë për kilovat

0
111

NEWS0491Enti Rregullator i Energjisë Elektrike do të vendosë ditën e sotme mbi rritjen e çmimit. Edhe pse çmimi zyrtar do të publikohet vetëm sot, burime pranë gazetës bënë të ditur variantet që po diskutohen dhe mundësitë e zgjedhjes. Kështu, Enti pritet të vendosë që çmimi i energjisë të rritet në 10.2 lekë për kilovat, pa llogaritur këtu TVSH-në, çka automatikisht çmimi do të jetë më i lartë. Por ky vendim i fundvitit, mund të rishikohet dhe në vitin 2015, e cila sipas ERE-s do të vijë si rrjedhojë e uljeve të humbjeve në treg, por dhe me rritjen e kapaciteteve prodhuese të brendshme. Ndërkaq burime të tjera bëjnë të ditur se ERE do të vendosë që çmimi i energjisë për familjarët pas 1 janarit të luhatet nga 9.3 në 9.6 lekë për kilovat/orë, ku niveli më i mundshëm është ai i 9.5 lekëve për kilovat. Aktualisht çmimi i energjisë për familjarët është i përshkallëzuar me dy nivele, ku 300 kilovat/orët e para paguhen me 7.7 lekë, ndërsa sasia sipër këtij niveli konsumi tarifohet me 13.5 lekë. Nga 1 janari skema ndryshon dhe pavarësisht nivelit të konsumit, çmimi do të jetë unik në rreth 9.5 lekë për kilovat. Ky çmim, pavarësisht se është më i ulët nga niveli prej 12 lekë që patën kërkuar tre kompanitë publike të sistemit, KESH, OST dhe OSSHE, sërish ai e rëndon faturën e energjisë për pjesën dërrmuese të familjeve shqiptare. Rritja e çmimit të energjisë ka ardhur si kërkesë e Korporatës Elektroenergjetike, Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, pasi çmimi aktual sipas tyre nuk mbulonte humbjet. Rritja e çmimit të energjisë bashkë me heqjen e fashës mbrojtëse që sanksiononte çmim më të ulët për të gjithë konsumatorët që nuk tejkalonin 300 kilovat, është kundërshtuar nga biznesi dhe konsumatorët.

 

Vizita/ Rama sot në Prishtinë, merr pjesë tek forumi i OJQ-së “Fol”

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë në Prishtinë. Sipas mediave në Kosovë, shefi i qeverisë shqiptare do të marrë pjesë në forumin e OJQ-së “Fol”, që organizohet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Forumi do të mblidhet në orën 11:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, ku Kryeministri shqiptar do të mbajë edhe një fjalim. Nuk dihet nëse kreu i qeverisë do të takohet me zyrtarë të Kosovës gjatë kësaj vizite të shkurtër në Prishtinë, pasi nuk ka ende një njoftim zyrtar për axhendën e tij. Mesazhe dhe foto festive në murin e Kryeministrisë, të ardhurat shkojnë për bamirësiNë këto ditë festive, mesazhet dhe urimet për njerëzit e dashur do të mund t’i projektoni edhe në murin e Kryeministrisë. Ashtu si vitin e kaluar, kreu i qeverisw Rama ka ftuar qytetarët të ndajnë gëzimin e festave me kë dëshirojnë, përmes një mesazhi apo imazhi që do të projektohet me shkronja drite në murin e Kryeministrisë. Të ardhurat që do të mblidhen nga dërgimi i SMS-ve do të shkojnë për bamirësi. Mesazhet duhet të dërgohen në numrin 0682555545. “Në këtë mënyrë festat bëhen të gëzueshme edhe për ata që kanë sot nevojë për mbështetjen dhe solidaritetin tonë. Mesazhet dërgohen në numrin 0682555545. Të ardhurat e mbledhura nga sms-të e urimeve do të shkojnë për bamirësi. Ndryshe nga një vit më parë këtë vit do të projektohen jo vetëm sms-të por edhe fotot.”- bëri të ditur Kryeministria.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency