Tritan Shehu: “Shakaja” e radhës e Kryeministrit me njerëzit dje në Cerrik

0
211

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar në facebook, pas deklaratave të kryeministrit Rama në Cerrik, ku thoshte se Shqiperia ka shume spitale. Shehu e ka cilesuar si shaka te radhes nga Rama.

Postimi i plotë:

“Shakaja” e radhes e Kryeministrit me njerrezit dje ne Cerrik!
Deklaron se Shqiperia ka shume spitale!
Vendi yne ka vetem 2,2 shtreter spitalore per 1000 banore- mezatarja europiane eshte 4.
Per te mos folur me tej per cilesine e sherbimit te ofruar aty…,
Kemi 1,1 mjeke per 1000 banore- mezatarja europiane eshte 4,5.
Jane aktive te ne reth 200 specialitete mjekesore- ne vendet europiane jane reth 2000 te tilla.
Dhe per te treguar se po ben dicka, cakton orarin e punes se ambulances se Cerrikut e “laboratorit” te saj!!!
Ne fund promovon “zbulimin” e ri: analizat u realizokan vetem mengjez, me mire pa aguar akoma!!!
A nuk kishte aty ndonje laborante t’i shpjegonte metodiken e diapazonin e punes se laboratoreve???

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here