Arrestohet në Tiranë 26 vjeçari i shumëkërkuar…

0
217

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane. Sipas burimeve, i arrestuari është Ramazan Hasanbelli, 56 vjeç, banues në Tiranë dhe i dënuar nga autoritetet italiane.

Sipas policisë Gjykata e Torinos e ka dënuar me 4 vite, 8 muaj e 4 ditë burg, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në grup ndërkombëtar kriminal që ka si qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. I arrestuari do të ekstradohet tashmë drejt Italisë.

“Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos/Itali e ka dënuar me 4 vite, 8 muaj e 4 ditë burg, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në grup ndërkombëtar kriminal që ka si qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 73, 72 të ligjit kundër drogës nr. 309/1990 dhe neni 110 të Kodit Penal Italian”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po kryhen veprimet e mëtejshme nga Zyra e Interpolit për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here