Xhafaj duket se ka vendosur të mbajë nën vëzhgim Bashën, ja se kë ka urdhëruar Xhafa…

0
306

Pas publikimit të audio-përgjimit ku Agron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafajt vazhdonte trafikun e drogës drejt Italisë, skandalet e qeverisë Rama janë shtuar edhe më shumë.

Xhafaj po përpiqet që të mbajë me çdo kush pozicionin e tij aktual, duke ushtruar presione të ndryshme.

Pasi ka kapur një pjesë të medias, Xhafaj duket se ka vendosur të mbajë nën vëzhgim edhe kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Lajmi i bërë publik sot nga gazeta ‘Panorama’, nuk është mohuar nga vetë Basha. Xhafaj duket se ka urdhëruar sektorin e Njësisë Operacionale në Policinë e Shtetit që të mbajë nën vëzhgim kreun e PD-së.

Duket se Xhafaj kërkon të hakmerret ndaj opozitës për skandalin e tij.

Por kush është njësia Operacionale e Policisë së Shtetit, të cilën Xhafaj e ka urdhëruar për të mbikëqyrur Lulzim Bashën?

Njësia Operacionale është një sektor i veçantë në strukturën e Policisë së Shtetit.

‘Strukturat Speciale Operacionale janë forca rezervë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që kanë për mision kryerjen e operacioneve të sigurisë së veçantë dhe zgjidhjen e situatave, të cilat nuk mund të përballohen nga shërbimet e tjera të Policisë, ekzekutimi i të cilave kërkon personel të përgatitur dhe të pajisur në mënyrë të posaçme dhe dhënia e ndihmës në rastet e emergjencave civile dhe aksidenteve, për mbrojtjen e jetës dhe pronës’, shkruhet në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.

Dihet që edhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është një njeri i Fatmir Xhafajt dhe është vendosur nga ministri i Brendshëm, pikërisht për ta urdhëruar.

Duket se këtë herë, me survejimin e kreut të opozitës, Fatmir Xhafaj ka vendosur të sillet si hetues i diktaturës në të cilën ka shërbyer disa vite.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here