Video Live/ Basha nga çadra: Duhet një qeveri që e do edukimin, jo që kërcënon arsimtarët

0
131

Ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me mësuesit në çadrën e protestës.

Basha tha se mësuesit shqiptarë në këto 4 vite të qeverisë Rama nuk kanë pasur asnjë përkrahje të vërtetë shetetërore. Sipas tij, buxheti i Rilindjes është më regresivi që Shqipëria ka patur.

“Arsimi shqiptar gjendet në ditë të vështirë, po ashtu mësuesit shqiptarë që për këto 4 vite nuk kanë pasur asnjë përkrahje të vërtetë shtetërore. Po qe për llafe, mësuesi i hartimit të Ramës duhet të marrë medalje ari. 4 vite më parë u premtua rritja e buxhetit për arsimin. Sot, buxheti i Rilindjes është më regresiv që Shqipëria ka patur. Rrogat e mësuesve janë në vend numëro. Edhe arsimi ashtu si shëndetësia dhe fushat e tjera vuajnë nga korrupsioni qeveritar, mungesa e vizionit europian të zhvillimit. Goditja dhe diskriminimi ndaj mësuesve është një e keqe e dyfishtë se godet mësuesin dhe brezin e ri, nxënësit dhe prindërit e tyre. Nuk ka investim më të mirë që një qeveri mund të bëjë se sa në arsimin e brezit të ri. Nuk ka krim më të rëndë se sa të presësh fondet për arsimin. Të gjithë jemi dëshmitarë se kjo e fundit ka ndodhur në arsim. Drejtoritë e arsimit janë kthyer në qendër krimi, e mësuesit ndodhen para një presioni psikologjik e politik ku i ka vendosur qeveria e krimit dhe e drogës,” tha Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1432330763484767/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here