Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh ku një kamion ka rënë në humnerë nga një lartësi 100 metra. Ngjarja ka ndodhur afër HEC të Moglicës. Nuk dihen ende nëse ka të dëmtuar si pasojë e aksidentit. Kamioni ishte i firmës që kryen punimet në Moglicë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Maliq.