Ja si ‘mafia’ e Vangjush Dakos ka pushtuar pronat e kishës françeskane tek Kepi i Rodonit

0
254

Shkatërrimi i mjedisit dhe i pronës private është një nga skandalet më të mëdha që po ndodh në Shqipëri.

Qytetarët vijojnë të denoncojnë çdo ditë skandalet mjedisore dhe uzurpimin e pronës private. Këtë herë disa qytetarë privatë kanë denoncuar se si me lejen e kryebashkiakut Vangjush Dako, persona me të shkuar kriminale po uzurpojnë pronat e kishës Françeskane në Kepin e Rodonit dhe dëmin e madhe mjedisor që po shkaktojnë në atë zonë.

Denoncimi i tyre është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ja çfarë shkruan Berisha:

Pushtohen nga mafia e Bashkisë dhe me leje të Gjushit pronat e kishës françeskane tek Kepi i Rodonit!

Qytetari dixhital denoncon grabitjen e pronave të Kishës Françeskane si dhe krimin e rëndë mjedisor që po kryehet me leje të Gjushit dhe me indiferencën e plotë, madje mbështetjen e heshtur të narkopolicisë dhe narkoinspektoriatëve që mafia i ka blerë!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e derguara nga qytetari dixhital! sb

“Pershendetje dr po ju informoj per nje Skandal në pronë e Kishës Françeskane në Kep të Rodonit

shkatërrohet prona private e Kishës nga persona të inkriminuar dhe u denuar më parë, Vath Alla i ndihmuar nga ish avokati i tij sot drejtues i IMT Bashkia Durrës

Ky skandal ka vazhduar që me datë 24.5.2018

dhe akoma Policia e shtetit nuk ka shkuar në vendngjarje Me leje te Vangjush Dakos Brenda prones private te Kishes

Atehere. Kane prere peme, hedh inerte (brenda pronese se Kishes) per te ndertuar ne nje ranishte qe ata pëtendojne se e kane marre me qira nga Bashkia (por sipas ketyre eshte ne administrim te Pyjores, dhe qe Kisha eshte ne proces gjyqesor edhe per kete prone qe do ndertohet, sepse eshte brenda siperfaqes se kthyer Provinces franceskane Pra rrugen po e bejne direkt ne prone private duke shkaterruar pyllin Prone private te Kishes Me qellim qe te ndertojne perseri ne nje ranishte (brenda prones se kthyer ne favor te Kishes) qe Kisha eshte ne proces gjyqesor me shtetin

Makina e UK Bashkia Durres, qe shkon per llogari te privatit”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here