Ja si u përgjigjet Eugjen Merlika kritikëve për “tradhëtinë” e gjyshit të tij

0
301

Eugjen Merlika, i mbijetuari i Kampit të Tepelenës dhe nipi i Mustafa Krujës, i ftuar në ‘Studio e Hapur’ me gazetaren Eni Vasili ka rrëfyer momente të ndryshme të jetës së tij në Kamp.

Gjithashtu ai u ndal edhe te gjyshi i tij, Mustafa Kruja. Mes zërave kritikë që e kanë cilësuar Mustafa Krujën si ‘tradhtar’, një nga 16-të kryeministrat e shtetit shqiptar nga delegat e firmëtar të Aktit të Pavarësisë, vjen edhe qëndrimi i nipit të tij, Eugjen Merlika.

Vasili: “Jeni nipi i Mustafa Krujës, jeni rritur në një shkollë të regjimit komunist. Në atë kohë gjyshi juaj cilësohej si tradhëtar. Kur ju ngrinin në mësim si e artikulonit?”

Eugjen Merlika: “Kur isha në klasë të 6 një shoqe klase shkruajti me shkronja të mëdha emrin Mustafa Kruja. Kur hyri mësuesi sapo e pa u vrejnt dhe pyeti kush e ka bërë këtë? E fshiu dhe më pas tha ju nuk keni pse merreni me këto punë, ju vetëm mësoni dhe kaq.”

Vasili: “Kishit ndonjë version tjetër të historisë. Kur e mësuar të vërtetën për gjyshin tuaj?”

Merlika: “E kam mësuar në maturë, kur kam qenë 15-16 vjeç. Mora një imazh tjetër nga ajo që më kishte dhënë shkolla. Të plotë e kam mësuar historinë kur pata në dorë materialet që kishte lënë trashëgimi gjyshi. Aty rashë në kontakt me veprat që ai kishte lënë si trashëgim”

Vasili: “Mustafa Kruja vazhdon të jetë një nga figurat mëtë goditura në komunizëm. Kush ishte Mustafa Kruja”

Merlika: “Ka qenë çlirimtar i pavarësisë, një njeri që është përpjekur gjithnjë për të mirën e Shqipërisë. Në fillim ka qenë nacionalist i bindur që kishte si synim zhvillimin dhe përparimin e Shqipërisë. Ka shkruar një fjalor të gjuhës shqipe që fatekeqësisht ka humbur, ka qenë studiues, publiçist. “

Vasili: “Dua të flas për tradhëtarin Mustafa Kruja në thonjëza”

Merlika: “Nuk njoh tradhëtar me këtë emër, njoh atdhetarë. Ai me vërte ka bashkëpunuar me Italinë, por ka punuar në favor të Shqipërisë”.

Vasili: “Ju vjen keq që rreth kësaj figure ka akoma dritëhije?”

Merlika: “Sigurisht që më vjen keq”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here