Zbulohet telefonata e Princit Harry me ish-të dashurën pak para dasmës

0
218

Princi Harry ka bërë telefonatën e fundit me ish të dashurën e tij, Chelsy Davy vetëm një javë para dasmës mbretërore me Meghan Markle.

Këtë detaj e ka zbuluar një burim pranë tyre që tregoi se Chelsy ishte tepër e lënduar sa ishte gati të mos shkonte në ceremoninë e tyre.

Princi dhe Chelsy kanë qenë të lidhur për 7 vite, që prej 2004 deri në 2011. Thuhet se telefonata e është bërë që princi ta ftonte në dasmën mbretërore.

“Ishte telefonata e tyre e fundit, një thirrje ku të dy e dinin se Harry do të vazhdonte jetën e tij. Ishte tepër e ndjeshme dhe gati për të mos shkuar në ceremoni, por i premtoi që do të shkonte dhe nuk do bënte asgjë për të shkatërruar dasmën”, tha burimi për Vanity Fair.

Në fotografitë e publikuara, bukuroshja shfaqet duke buzëqeshur dhe e kuruar në detaje për dasmën e vitit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here