Arrestohen dy studentët që ndërprenë Ramën: Keni nevojë për ilaçe

0
133

Polcia ka shoqëruar në komisariatin e policisë nr 1 2 studentë që ndërprenë fjalën e kryeministrit edi Rama gjatë një ceremonie diplomimi në Universitetin e Mjekësisë. Sipas “Lëvizjes Për Universitetin” ata janë Enriko Peçulaj dhe Emiljando Kita dhe janë aktivistë të kësaj lëvizjeje.

Në një deklaratë të kësaj lëvizjeje thuhet se studentët “ia përplasën në fytyrë Edi Ramës realitetin e zymtë në të cilin ndodhet shëndetësia dhe profesioni i mjekut” dhe se diplomat që jep ky universitet janë “kthyer në biletë avioni për në Gjermani dhe se përbën një luks vetëm për ata studentë që mund ta përballojnë tarifën e kripur”.

“Mjekët shqiptarë kanë pagat më të ulëta në rajon me vetëm 408-527 euro në muaj. Në pesë vitet e fundit janë larguar 857 mjekë nga Shqipëria, ndërkohë që 78% e mjekëve të anketuar shprehen se dëshirojnë të largohen drejt Gjermanisë.

Buxheti i shtetit për mjekësinë është më i ulëti në rajon dhe Evropë me vetëm 2.9% të PBB. Tarifa e Masterit në disa degë të UM është më e larta në vend, me mbi 200.000 lekë (të reja) në dy vjet” –thuhet në deklaratën e Lëvizjes për Universitetin.

“Për më tepër, Edi Rama ka ngritur skemën më të madhe të vjedhjes së shqiptarëve përmes PPP-ve pikërisht në sektorin e shëndetësisë, ku në dhjetëvjeçarin e ardhshëm qeveria shqiptare ka autorizuar pagesën prej 38 miliardë lekësh për vetëm katër koncesione: Check-up-i (8.8 miliardë lekë), sterilizimi i sallave (12.3 miliardë lekë), shërbimi i hemodializës (1.5 miliardë lekë) dhe shërbimet laboratorike (13 miliardë lekë)” – thuhet në deklaratën e cila mbyllet me një kërkesë për të liruar aktivistët e ndaluar nga policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here