Çfarë po ndodh? Xhafa-Bushati-Lesi, takim në Rogner…

1
1208

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili prej disa ditesh ndodhet nën akuzat e vazhdueshme se ka ndihmuar vëllain e tij, Agron Xhafaj, dhe nuk ka lejuar zbatimin e ligjit ndaj tij, pas denimit me 7 vite e 2 muaj burg te dhene ne Itali.

Akuzat nisën lidhur me një dënim të dhënë për Agron Xhafajn nga Gjykata e Kasacionit në Itali, që e kishte dënuar me 7 vjet e dy muaj burg, dhe u intensifikuan pas publikimit të një audio-përgjimi ku Agron Xhafaj diskutonte për trafikun e drogës.

Opozita dhe veçanërisht PD kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, i cili është marrë në mbrojtje nga Kryeministri Edi Rama, me një skemë pothuajse identike si në rastin e paraardhësit të tij, Saimir Tahiri, i akuzuar për trafik droge nga opozita, dhe që sot ndodhet në arrest shtëpie me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Por duket se situate për ministrin e Brendshëm nuk është edhe aq komode megjithë suportin publik të Kryeministrit. Opozita ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste masive me 26 maj për të kërkuar largimin ose dorëheqjen e Xhafajt. Ndërkohë ky i fundit duket se po lëviz të gjithë “gurët” për të dalë nga rrethi ky ndodhet.

Burime pranë stafit të hotel Rogner bënë të ditur për Syri.net se Xhafaj ka konsumuar në orët e drekës së sotme një kafe me Nikoll Lesin, botuesin e Koha Jonë dhe Andi Bushatin, analist.

Fillimisht në lokalin në qendër të Tiranës ka qenë ministri Xhafaj dhe z. Lesi, ndërsa më pas i është bashkuar edhe analisti Bushati.

Nuk dihet nëse në këtë takim ministri Xhafaj ka diskutuar mbi një akt dorëheqjeje, apo ka kërkuar mbështetjen për të vijuar në funksionin qeveritar, me argumentin që po sulmohet nga Kryeministri Rama dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, megjithëse deri më tani janë publikuar prova të pakontestuara për përfshirjen e Agron Xhafaj, vëllait të ministrit të Brendshëm, në trafikun e drogës.

Ditët në vijim pritet të zbardhin edhe takimin e Xhafajt me botuesin Lesi dhe analistin Bushati. Xhafaj sot përballet me akuzat publike njëlloj si Tahiri vite më parë, për përfshirje apo suport të grupeve kriminale në trafikun e drogës. E ndërsa Tahiri u akuzua dhe sot ndodhet nën hetim për lidhjet me Habilajt, në rastin e Fatmir Xhafajt akuza ka të bëjë direct për mbrojtjen dhe suportin që i ka dhënë vëllait të tij, që sipas akuzave të opozitës, drejton trafikun e drogës në Vlorë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. U gjeten keta palo gazetar e keta palo analiste. I gjenden prane nje ministri me nje te kaluar kriminjale e me nje beogrand krimi ne hetusine komuniste. Keta se kane e per gje te gjenden kudo ku ka krim korupsion trafik politik e per interesin publik per te cilin betohen as qe bejne perpjekjen me te vogel ta mbrojne Te ishte ne keto kushte nje qeveri e pd do ta kishin djegur shqiperine te teren ne emer te demokracise e luftes kurnder korupsionit krimit e sjelljes diktatoriale te supozuar te lidershipit te pd. Tani bejne takime si mafioz si toto rinot e kumbaret e tjere te krimit Jane njesite guerile e isis te medias se lire

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here