Revoltohet PALOKA: Pse hesht Fatmir Xhafa? Po fshihet pas karriges së Ministrit të Brendshëm…

0
141

Kanë kaluar më shumë se 24 ore nga dalja e provat të lidhjeve të të vëllait me trafikun e drogës dhe nuk ka as nje reagim nga ministri i brendshem Fatmir Xhafa. Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka reaguar në facebook ku shkruan pse hesht Ministri I Brendshëm? Fatmir Xhafaj duhet të jetë rasti I vetëm në botë që kapet në flagrancë duke shkelur ligjin dhe fshihet pas karriges së Ministrit të Brendshëm.

POSTIMI I PLOTË:

Pse hesht Ministri I Brendshëm?

Fatmir Xhafaj duhet të jetë rasti I vetëm në botë që kapet në flagrancë duke shkelur ligjin dhe fshihet pas karriges së Ministrit të Brendshëm.

Kanë kaluar më shumë se 24 orë që kur shqiptarët panë sesi vëllai i Ministrit të Brendshëm kapet në pazare droge, por Fatmir Xhafaj bën sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Fatmir Xhafaj duhet të largohet një orë e më parë.

Çdo orë në zyrën e Ministrit të Brendshëm:

1. Prish provat e lidhjeve të të vëllait me trafikun e drogës
2. Pengon hetimin e të vëllait për trafik droge
3. Pengon arrestimin e tij për vuajtjen e dënimit me 7 vjet e dy muaj burg.
4. Pengon zbatimin e ligjit antimafia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here