15-vjeçari i plagosur nga babai i dehur dërgohet në Tiranë në gjendje të rëndë

0
130

po15-vjeçari P. Nako i cili u plagos me armë zjarri nga i ati mbrëmjen e djeshme në Pojan të Korçës është dërguar në spitalin e Tiranës për një ndihmë më të specializuar për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

I mituri u qëllua me armë zjarri në këmbë nga babi i tij, Romi Nako, i cili në momentin e ngjarjes ishte nën efektin e alkoolit.

Gjendja e 15-vjeçarit është përkeqësuar për shkak të gjakderdhjes nga vonesa e ndihmës mjekësore.

Policia arrestoi mbrëmjen e djeshme autorin e ngjarjes së rëndë, shtetasin Romi Nako.

Sipas policisë, Romi Nako është grindur me bashkëshorten për motive të dobëta dhe ka shkrepur armën në drejtim të të birit në momentin që ky i fundit ka ndërhyrë në përpjekje për të shuar zënkën mes prindërve të tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency