Salah do luajë për Real Madrid

0
157

Mohamed Salah është një nga lojtarët më të mirë të këtij sezoni në Premierligë, ku në 20 javët e para ka shënuar 15 gola

 Trajneri i Egjiptit, Hector Cuper beson se Mohamed Salah ka të gjitha mundësitë që të luajë në Real Madrid.

Ai nuk ka asnjë dyshim se egjiptiani është i gatshëm për një skuadër të madhe, pas asaj që po tregon këtë sezon në Liverpool.

“Salah është një lojtar i mirë që ka aftësitë të luaj në Real Madrid. Për këtë nuk kam asnjë dyshim”, tha Cuper.

Ai po ashtu tha se këtë sezon Salah është ylli kryesor i Liverpoolit e jo Philippe Coutinho, Roberto Firmino ose Sadio Mane.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here