PD publikon videon, vëllai i Xhafajt vazhdon trafikun e drogës… Po më sulmojnë vëllain

0
244

Partia Demokratike ka publikuar sot fakte të reja për të vërtetuar akuzat se vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj vijon akoma aktivitetin kriminal, konkretisht trafikun e drogës. PD ka nxjerrë një audio-përgjim ku sipas tyre është një bisedë mes një trafikanti dhe Agron Xhafaj.

 

Eksponentë të Partisë Demokratike, kanë dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp, për të denoncuar sërish vëllain  e Ministrit të Brendshëm, si trafikant droge. Sipas PD-së, Fatmir Xhafaj ka ndihmuar vëllain duke mos lejuar ekstradimin e tij apo vuajtjen e dënimit në Shqipëri. PD gjithashtu pretendon se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit, vazhdon trafikun e drogës dhe për ta provuar këtë gjë, ka publikuar një video.

“Janë tre fakte të rëndësishme se si Fatmir Xhafaj shkeli ligjin duke penguar çdo vepri per ekstradimin e vëllait.

1- Agron Xhafaj nuk e vuan dënimin sepse Fatmir Xhafaj nuk përmbush përgjegjësistë ligjore të Ministrit të Brendshëm, të verifikojë identitetin e ri të Agron Xhafajt.

2- Fatmir Xhafaj nga pozicioni i tij si kryetari i komisionit të ligjeve falsifikoi dokumentat për të pamundësuar ekstradimin e vëllait. Gjithashtu pamundësoi vuajtjen e dënimit në Shqipëri.

3- Ministri nuk zbaton ligjin anti mafia. Aktiviteti që ka kryer vëllai i tij, e bën subjekt të ligjit vetë ministrin Fatmir Xhafaj “.

Sipas PD-së, Agron Xhafaj vazhdon ende trafikun e drogës.

“Vëllai i ministrit nuk bën jetë normale. Ai është një nga bosët e rëndësishëm, të drogës. Materiali audio,  tregon se Agron Xhafaj e kryente aktivitetin e trafikut të drogës, edhe kur vëllai ishte bërë ministër i brendshëm.”

VIDEO: 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here