PD padit Canin për konçesionin e TVSH dhe llotarinë e kuponit

0
169

BASHA-655x356Lulzim Basha renditi disa konçesione të dhëna nga qeveria e kryeministrit Edi Rama sipas një parimi, që kreu i opozitës thotë se është e kundërta e interesit publik.

Që nga konçesioni i kontrollit shëndetësor deri tek ai më i riu për mbledhjen e tatimit të shtuar, Basha përmendi qindra milionë euro pasuri publike, që sipas tij, shndërrohen në pasuri për pak njerëz klientë apo të afërm të kryeministrit Edi Rama. “Filli përbashkues i konçesioneve të qeverise së sotme është korrupsioni”, deklaroi Basha.

Për dy prej akteve më të fundit të qeverisë, konçesionin për mbledhjen e TVSH-së dhe llotarinë e kuponit tatimor, opozita do të mbledhë dokumentacionin zyrtar, duke pretenduar se këto të dyja janë çështje që duhet të ndiqen penalisht dhe se ministri i Financave Shkëlqim Cani duhet të mbajë përgjegjësi përpara drejtësisë.

“Sipas vlerësimeve tona, mbështetur  në projektin e qeverisë, kompania fituese, që natyrisht është paracaktuar, do të përfitojë një shumë mbi 100 milionë ero që mund të shkojë deri 150 milionë euro. Përveç se abuziv dhe klientelist, konçensioni për mbledhjen e TVSH-së është në shkelje të hapur të Kushtetutës, të ligjit të procedurave tatimore, të ligjit të partneritetit publik-privat. Fushat e zbatimit të këtyre ligjeve e përjashtojnë në mënyrë kategorike dhënien e një konçesioni të tillë, pavarësisht kamuflimit që përpiqet t’i bëje minstri i Financave”, nënvizoi Basha.

Për kreun e Partisë Demokratike, që nuk ia kurseu ironinë Edi Ramës, çështja e konçesioneve nuk do të mbetet thjesht dhe vetëm çështje e drejtësisë.

“Sarkazma më e përhapur sot në publik është se me këtë logjikë i bie që Rama të japë me konçesion edhe qeverinë, të heqë edhe zgjedhjet, duke iu gëzuar haraçit që merr. Qeverinë do ta dorëzojë, kjo është është e sigurt. Por jo me konçesion. Shqiptarët po kërkojnë dhe do të kënë një qeveri të re të votës së lirë”, tha më tej Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency