“FORTUNA e ministrit Xhafa”/ PD i rikthehet punës në komisione, paralajmëron denoncime të tjera

0
200

Partia Demokratike do t’i rikthehet punës nëpër komisione. Ky është vendimi i marrë sot në mbledhjen e grupit parlamentar.

Në komisione PD ka paralajmëruar se do të publikojë fakte të reja, dhe se prezenca e opozitës në komision do të bëhet me qëllim denoncimin e tyre.

Basha ka bërë një përmbledhje të gjithë denoncimeve dhe ka njoftuar publikimin e fakteve të reja. Sipas kryeopozitarit, faktet janë të rënda dhe presin reagim.

Basha gjithashtu njoftoi se vendimet e rëndësishme të PD-së do bëhen hap pas hapi. Sot nga selia e PD u publikua audio-përgjimi i vëllait të Fatmir Xhafajt me një trafikant droge.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here