Sot Azem Hajdari do të mbushte 55 vjeç

0
163

Sot është dita e lindjes së Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, i cili po të ishte gjallë do të shënonte 55-vjetorin e tij të lindjes.

Studenti Azem Hajdari ishte udhëheqës i Lëvizjes Studentore të dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik. Ai ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë, partia e parë opozitare, dhe Kryetar i Komisionit Nismëtar të kësaj partie. Azem Hajdari ishte deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga viti 1991 e deri sa u vra në shtator të vitit 1998.

Mbas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste të Shqipërisë në vitin 1997, Azem Hajdarit iu bënë disa atentate.

Në qershor të vitit 1997, në Shkallnuer të Durrësit, gjatë një mitngu elektoral ku ishte edhe ish kryeministri Sali Berisha bashke me Azemi Hajdarin është hedhur një granatë. Atentati dështoi.

Në gusht të vitit 1997 bandat e krimit i zënë pritë në Sarandë, në Qafën e Buallit.

Më 18 shtator të vitit 1997, mbetet i plagosur i qëlluar me pesë plumba nga deputeti i Partisë Socialiste Gafurr Mazreku, në korridoret e Kuvendit të Shqipërisë.

Më 14 shkurt 1998, organizohet prita e Milotit nga forcat e policisë, të cilat qëlluan me breshëri plumbash në makinën e tij që për fat ishte e blinduar, ku përveç të tjerëve, ndodhej edhe djali i tij 14-vjeçar.

Më 3 qershor 1998, në kohën që po mbështeste luftën në Kosovë, Azemit iu organizua një atentat nga forcat e policisë, të cilat e mbajtën të rrethuar 3 orë në Bajram Curr. Në këtë atentat mbeti i plagosur ish Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar Bardhyl Pollo.

Më 12 shtator 1998 vritet pabesisht para selisë së Partisë Demokratike. Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në vitin 2002 dekoroi Azem Hajdarin me dekoraten e lartë “Nderi i Kombit”. Ai eshte vlerësuar me dekoratën më të lartë “Urdhri i Flamurit”(2013), me dekoratën e lartë “Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit” dhënë nga Presidenti i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova (2003), me Urdhrin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” (2008)? me titullin e lartë “Pishtar i Demokracisë” (1993), si dhe me dhjetëra tituj “Qytetar Nderi” nga komuna e bashki në të gjithë Shqipërinë, si në Tropojë, Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Kavajë, Berat, etj..

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here