Zbulohet skandali/ Boçi: “Ja qëllimi banal i ministrisë për maturantët”

0
263

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka zbuluar skandalin e fundit në Ministrinë e Arsimit, ku maturantëve që duan t’ë studiojnë jashtë shtetit po u nxirren qindra pengesa me synimin e vetëm që t’i dërgojnë tek universitetet private brenda vendit.

“Ministria e Arsimit – shkruan Boçi, – sorrollat paturpësisht maturantët që kërkojnë të ndjekin studimet në vendet e BE. Kalvari nuk mbaron. Nga Ministria e Arsimit në DAR, nga DAR tek Ministria e Jashtme e pastaj përsëri prapaktheu. Tamam zbor.

Shqetësimi vjen nga vetë prindërit që kërkojnë të rregjistrojnë fëmijët e tyre në Gjermani.

Afati i fundit është data 15 korrik dhe zyrtarët e Ministrisë kërkojnë të dështojnë dëshirën e maturantëve. Qëllimi i ministrisë është banal. I shohin si klientë “me lekë” që “paguajnë” e kësisoj të mund t’i devijojnë drejt “të akredituarve” me….aspirina!

Ministrisë së falimentuar të arsimit i kërkojmë të mos pengojë së paku prindërit të realizojnë dëshirën e tyre por dhe dhimbjen e tyre njëkohësisht, për
largimin nga e keqja që e ka kapluar këtë vend, të fëmijëve të tyre.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here