Fëmijët e Alketa Vejsiut për herë të parë në ekran, të ftuar special në Piter Pan (FOTO)

0
404

Alketa Vejsiu është ndër moderatoret më të komentuar në showbizin shqiptar, por më së shumti për anën profesionale, sepse jetën private prej vitesh Alketa ka ditur ta ruajë jashtë syrit të publikut.

Moderatorja ka dy fëmijë, por ka preferuar mos t’i bëjë publik duke postuar rrallë foto me ta e ku nuk ja tregon fytyrën.

Mirëpo sot për herë të parë Alketa ka vendosur t’i prezantojë fëmijët pasi ata kanë ardhur në Tv Klan për të ndjekur live “Në kurthin e Piter Pan”.

Alketa e nisi emisionin duke u shprehur se është hera e parë që ata vijnë ta ndjekin dhe u dërgoi një puthje.

Kamera i kapi për pak sekonda Nicole dhe Lionelin teksa ata përshëndetën mamin e tyre.

Alketa u shpreh se për shkak të punës në televizion nuk i kushton dot shumë kohë të vegjëlve e saj, por ajo i do shumë, ashtu siç do çdo fëmijë në Piter Pan.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here