Iniesta lë futbollin: Ja kush është trajneri më i mirë në jetën time…

0
269

Mesfushori i Barcelonës dhe një ndër futbollistët më të mirë në botë, Andres Iniesta, ka thënë se holandezi Louis Van Gaal është trajneri më i mirë në karrierën e tij.

Legjenda e Spanjës dhe Barcelonës do të lërë Kamp Noun këtë verë pas më shumë se dy dekadash. Duke folur për Mundo Deportivo ai e përmendi Van Gaal si “trajnerin e tij më të rëndësishëm të jetës së tij” i cili i ka dhënë atij debutimin teknik në vitin 2002.

Sa i përket Pep Guardiolës ai e përcaktoi si “një mjeshtër” ndërkohë që mendon se Frank Rajkard mjeshtri i titullit të Ligës së Kampionëve të vitit 2006, është trajneri ideal për atë periudhë të jetës së mesfushorit katalanas.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here