Superfuqia botërore heq nga transmetimi Bushpepën. Arsyeja do ju shokoj… (FOTO)

0
557

Eugent Bushpepa bëri krenarë të gjithë shqiptarët me performancën e tij në natën e parë gjysmëfinale të Eurovision, sidomos me biletën për në finalen e madhe. Nëse nuk e dinit, televizioni kombëtar i Kinës, Mango Tv e transmeton gjithmonë këtë spektakël, por jo live, pasi e redakton dhe ndryshon.

Performanca e Eugent Bushpepës është censuruar për shkak të një rregulloreje, e cila ndalon artistët me tatuazhe të shfaqen në televizion. Ky rregull hyri në fuqi në janar të këtij viti, në të cilin Administrata Shtetërore e Shtypit, Radios, Filmit dhe Televizionit të Republikës Popullore të Kinës (SAPPRFT) deklaroi se ata “kërkojnë në mënyrë specifike që programet të mos shfaqin artistë me tatuazhe apo ato që përfaqësojnë kulturën hip-hop, nën-kultura jo të zakonshme ose kultura dekadente.”

Gjithashtu është hequr edhe momenti kur Eugenti shfaqet gjatë prezantimit të kualifikuesve, duke transmetuar vetëm reagimin e delegacionit dhe jo atë të këngëtarit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here