Patozi: Ja çfarë i kam kërkuar Jozefina Topallit…

0
410

Astrit Patozi,  ish-deputet i PD-së, paralajmëroi krijimin e një partie të re. Një ditë pas Kuvendit Kombëtar të PD-së, Patozi theksoi se më shumë se fishkëllimat, e shqetëson ajo që po ndodh.

Në studion e Vizion+, Patozi theksoi se  i ka kërkuar Jozefina Topallit për të kandiduar për të marrë drejtimi ne PD, por ajo nuk pranoi. Me zonjën Topalli kam qenë bashkë dhe presoj që të jemi dhe më vonë”, ka thënë Patozi.

A ju shqetësuan fishkëllimat ndaj Selamit?

Më shumëse fishkëllimat më shqetëson ajo që po ndodh. PD sot është një parti që të lë të flasësh por askush nuk të dëgjon. Sot në PD ka një lloj autizmi politik.

Nëse do mbesni vetëm do ta braktisni këtë projekt?

Nuk besoj se do mbetem vetëm ka shumë që mendojnë si unë.

Cila është ideja?

Ideja është që këtë 250 mijë demokrat apo edhe qytetarë të tjerë që të përfaqësohen. Nuk u dogj Shqipëria se u mbyll karriera ime politike, unë mendoj se ka shumë të rinj dhe të reja që kanë shumë për ti dhënë këtë vendi. Unë mendoj se ka njerëz që ngrenë zërin duhen të bashkohen.

Ju thoni se nuk do e keni përballë PD, por do ta keni?

Një lëvizje e tillë unë mendoj se Lulzim Bashën dhe Edi Ramën do ta këtë përballë. Lulzim Basha është shtojcë e Edi Ramës.

Të gjitha lëvizjet, që kanë rezultuar nga Partia Demokrate, kanë mbetur gjithmonë të vogla?

Unë them që politika është dinamike, çdo gjë ndryshon. Ne nuk po ikim nga PD, se na kanë vrarë pa gjyq nga Partia Demokratike.

A do bashkëpunonin ndonjë herë me Partinë Demokratike?

Unë jam njeri me këmbë në tokë dhe nuk marrë asnjë herë përsipër që të flas në emër të të tjerëve.

A do ketë bashkërendim me fraksionet e tjera, që janë shkëputur më herët nga PD?

Këto janë pazare të vogla që bëhen pa hanxhinë. Ne po flasim për një gjë hipotetike, që është ende si ide.

Cfarë do të jetë lëvizja e parë që do bëni nesër?

Unë do të komunikoj dhe do takoj demokratë dhe jo demokrat, që e pranojnë si si ide për ti hequr dhe për të shtuar. Në rast se nuk realizohet jeta është e bukur dhe pa politikë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here