Patozi: Basha ka tentuar të përçajë grupin e kritikëve, Berisha …..

0
181

Astrit Patozi,  ish-deputet i PD-së, akuzoi Kryetarin e kësaj partie Lulzim Basha, se ka bërë përpjekje për të përçarë grupin e kritikëve apo kundërshtarëve të tij brenda partisë më të madhe opozitare. Në studion e Vizion +, Patozi tha se Basha ka tentuar të përçajë grupimin duke iu afruar kocka.

“Basha ka bërë përpjekje që të përçante disa prej nesh. Por për mua nuk ka asnjë pazar. Në rast se unë do pranoja që të ulja kokën dhe të merrja një kockë, nuk e pranoja.

Unë mund të marrë vendime për vete, por nuk mund të marrë vendime për djalin tim 5 vjeç.

Unë nuk pranoj që kur djali i im të jetë 18 vjeç dhe të kërkoj të hyjë në PD, të gjej Bashën dhe kunatin që ti bëj skanerin”, theksoi Patozi.

I pyetur në lidhje me qëndrimin e mbajtur nga ish-Kryeministri Sali Berisha, Patozi tha se ai ka bërë zgjedhjen e tij, qoftë kjo edhe e gabuar.

“Sali Berisha ka bërë zgjedhjen e tij, qoftë dhe e gabuar është zgjedhja e tij. Ai ka zgjedhur Lul Bashën si pasuesin e vet.  Ajo që unë nuk pranoj tek Berisha, nuk mund të bëj njeriun që po lutet apo përgjërohet për bashkim, ka mungesë sinqeriteti. Nëse ai do bashkim, duhet që të ushtronte presion mbi përzgjedhësit”, theksoi Patozi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here