Lulzim Basha mbledh deputetët, zbardhen porositë: ”Dosja TAHIRI”…

0
187

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pritet që gjatë javës të nxjerrë udhëzimin që do t’i hapë rrugën zgjedhjeve të brendshme në partinë më të madhe opozitare.

Ndryshimet statusore të miratuara dje në Kuvendin Kombëtar të PD-së, i hapin rrugën zgjedhjes së drejtuesve të grupseksioneve dhe kryetarëve të degëve, proces që pritet të përfundojë deri në shtator. Referuar statutit të ri, kryetarët e grupseksioneve do të zgjidhen përmes parimit një anëtar një votë, ndërsa drejtuesit e degëve do të zgjidhen nga delegatët e Kuvendit të degëve. Referuar statutit, kryetarët e grupseksioneve do të jenë automatikisht anëtarë të Kryesisë së degës së PD-së.

Me përfundimin e zgjedhjeve në nivel degësh, procesi vijon me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, i cili zgjedh Këshillin e ri Kombëtar. Risia është se kjo strukturë do të ketë kryetarin e saj, që do të zgjidhet nga anëtarët e Këshillit.

Një ditë pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, kreu demokrat Lulzim Basha mësohet se ka mbledhur grupin parlamentar, ku sërisht është vendosur bojkotimi i komisioneve të përhershme parlamentare, ndërkohë që ligjvënësit demokratë do të jenë të pranishëm në komisionin hetimor për ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, por edhe në atë të reformës zgjedhore.

Gjithashtu grupi parlamentar ka vendosur mbështetjen e protestave qytetare, ndërsa deputetët e opozitës do të angazhohen në takime me qytetarët në të gjithë vendin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here