Devijohet lumi për të gjetur armën e vrasjes (FOTO)

0
192

Arma që vrau 53-vjeçarin Agim Buci dhe plagosi gruan e të ndjerit, ende nuk është gjetur, por puna e policisë së shtetit vijon ende.

”Forcat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Renean dhe forcat zjarrëfikse po vijojnë kërkimet me mjete speciale të kërkimit në lumin e Tërkuzit tek ura e “Zgafnorit” në Njësinë Administrative Zallherr”,-thuhet në deklaratën e policisë.

Në vendin ku autori ka deklaruar se ka hedhur armën, me fadroma është devijuar lumi dhe me motopompa po punohet për heqjen e ujit. Vendi ku dyshohet se autori ka hedhur armën është në afërsi të vendit ku u gjetën edhe provat e tjera materiale.

Kërkimet do vijojnë përgjatë shtratit të lumit në zonën ku u gjetën provat e tjera materiale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here