Rama sfidon biznesin e vogël, i quan ‘gënjeshtarë’…

0
287

Kryeministri Edi Rama në takimin që ka zhvilluar paraditen e sotme me përfaqësuesë të biznesit të vogël për futjen në skemën e TVSH-së, ka thënë se problemi kryesor i biznesit të vogël është fshehja e xhiros.

Kryeministri ka thënë se shumë prej tyre e kalojnë tavanin e vendosur prej 8 milionësh, duke bërë që të gënjejnë dhe të fshehin të ardhurat.

Kryeministri tha se ka ardhur koha që biznesi të kthehet në aleatin e shtetit.

Nuk di sa të gatshëm do të ishit që gjërat që më keni thënë në sy ti thonë edhe këtu para publikut me mediat, por ajo që unë kamë nxjerrë si përfundim është se problemi i juaj nuk është TVSH-ja, problemi juaj është tavani 8 milionë, se duke e kapërcyer atë ju ktheheni në subjekt që pastaj është i detyruar të paguajë taksë nga 5-15% dhe kjo bën që shumë prej jush gënjejnë, e thonë vetë, gënjejnë me bilancet dhe për të mbajtur kokën nën tavan ndërkohë që xhiron e kanë më të lartë se 8 milionë jetojnë në stresin e vazhdueshëm të hartimit të bilanceve të rreme.

Këtë cështje ne mendojmë se ka ardhur koha ta adresojmë si duhet në mënyrë që asnjë biznes i vogël të mos jetë i detyruar të gënjeje, tavan të rritet mbi 100 milionë dhe juve nga gënjeshtarë të ktheheni në aleatë të shtetit, se qëllimi i kësaj lëvizje nuk është të marrim lekë nga ju për buxhetin e shtetit, por që të mos lejojmë që të mëdhenjtë ti shmangen detyrimeve”- tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here