Koronavirusi zbraz sheshet italiane…

0
122

Sheshet italiane që zakonisht janë të mbushur me turistë janë zbrazur ditët e fundit mes frikës së përhapjes së koronavirusit vdekjeprurës.

Sot, qeveria italiane ndërmori një strategji të ashpër të kontrollit të koronavirusit pas numrit të lartë të vdekjeve që brenda një dite regjistruan 36 viktima,

Numri i turistëve të fotografuar në disa nga destinacionet më të njohura të vendit është zvogëluar ndërsa numri i vdekjeve është rritur.

Rritja e vdekjeve e çon numrin në total në 233 – niveli më i lartë i vdekjeve jashtë Kinës, duke bërë që qeveria të punësojë mjekë në pension për të luftuar krizën.

Italia ka parë shpërthimin më të madh të koronavirusit në Evropë me mbi 5.883 persona të prekur. Kryeministri italian Giuseppe Conte ka vendosur rreth 16 milion qytetarë në veri të vendit nën “karantinë” duke mos lejuar hyrjet dhe daljet.

        

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here