BRAÇE i tërheq veshin Veliajt: LALI, na thuaj ku të jetojmë pa frikë…

0
229

Deputeti socialist Erion Braçe ka shpërthyer ndaj Kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, lidhur me lejet e ndërtimit dhe atë që po ndodh me Tiranën.

Përmes rrjetit social, Braçe e pyet Veliajn se ku mund të jetojmë pa frikë në Tiranë, pa mbyllur penxheret që të mos na shohin e mos na dëgjojmë kur jetojmë.

Braçe i drejtohet Veliaj me disa pyetje, ku i kërkoni llogari nëse e ka parë territorin ku ka dhënë këtë leje, dhe nëse e ka parë se çfarë dendësie ka mes pallateve pranë tij.

“Kjo nuk quhet më lagje Erjon, geto pa as me të voglin diskutim! Tani, gjeji rrugë këtyre për kantierin që ju ke lejuar! Nga rruga e re këta nuk kalojnë, harrojeni! Ndryshe unë i pari do kallëzoj për shkatërrim prone! Gjeji dhe orarin për të punuar! Ndryshe unë i pari do kallëzoj për prishje të qetësisë publike! Se ju ke dhënë leje të ndërtojnë 3 vite rresht!!”, shkruan deputeti socialist.

Postimi i plote i Erion Braçes:

LALI, NA THUAJ KU TE JETOJME PA FRIKE,

PA MBYLLUR PENXHERET QE TE MOS NA SHOHIN E MOS NA DEGJOJNE KUR JETOJME!

17 vite me pare, kur hyra ne shtepine ku jetoj,

shihja lindjen e diellit, perendimin e tij,

me perplasej ne fytyre flladi i veriut!

17 vite me pas, une jam ne te njejten shtepi.

Por,

nuk shoh me lindjen e diellit (foto 1)-para 5 vitesh erdhi njeri qe se njoh dhe ndertoi 11 kate, ky pallati i bardhe, ngjitur me te erdhi Samiri dhe ndertoi e po vijon ta ndertoje kete kullen, ende gri;

nuk shoh me perendimin e diellit (foto 2)-para 6 vitesh erdhi Samiri dhe ndertoi kete shemtine 22 a 23 kate;

nuk do me perplaset me ne fytyre ne ballkonin tim, flladi i veriut.

Bashkia Tirane, ne mars paska dhene nje leje per nje perbindesh 12 kate, perballe, mu ne fytyre per mua dhe thuajse po ne surrat dhe komshive te mi!

Shoh foton e perbindeshit dhe kuptoj se,

duhet te luej xhamat me boje te zeze qe te mos me shohe ai qe do banoje ne perbindeshin e ri,

te mbaje mbyllur perfundimisht penxheret qe te mos me degjoj kush nga ata qe do popullojne perbindshin e ri!

Kjo eshte e ardhmja dhe sic e shihni,

shtepia ime do jete e pajetueshme!

E dini pse?

Jo per arsye zhvillimi! Fare!

Prej babezise kete here te Pandi Carapulit dhe nje ish deputeti qe e la politiken dhe i ka pare hajrin vendimeve te saj, ne favor te tij natyrisht!

Jane keta qe nuk pyesin per jeten e kujt,

por per fitimet e tyre.

Jam i bindur qe bejne ate llogarine e tyre,

Meter kaq, here 2000 euro per meter,

bejne kaq dhe jane mbi disa milione euro!

A eshte zhvillim ky? Kurre!

Zhvillimi ka lidhje me interesin publik,

jo thjeshte e vetem me ate privat,

babezine CaraMirit!

Ky qytet po ndryshon,

diku nga interesi publik dhe per mire dhe,

si ketu tek une, po shkaterrohet nga babezia e CaraMireve!

Ne nje rruge, sic tek kjo e imja qe po rindertohet dhe, do shkaterrohet menjehere sapo Pandi te nise te ndertoje perbindeshin e ri!

Tani kam nja dy pyetje per Lalin;

Ej, a e ke pare territorin ku ke dhene kete lejen?

A e ke pare cfare dendesie ka ketu- pallati im 13 kate, ai ne krah dyfish me i madh po 13 kate, perballe 14 kate, ai i bardhi 13, Samiri i lindjes 18, Samiri i perendimit 22, ngjitur me te 9 dhe 11 kate te tjera?

Ku do jetojme o Lal? Do thithim ajer apo aromen e njeri tjetrit?

Dhe pse, qe te fitoj Pandi ca miliona te tjera?

Kjo nuk quhet me lagje Erjon,

geto pa as me te voglin diskutim!

Tani,

gjeji rruge ketyre per kantierin qe junke lejuar!

Nga rruga e re keta nuk kalojne, harrojeni!

Ndryshe une i pari do kallezoj per shkaterrim prone!

Gjeji dhe orarin per te punuar!

Ndryshe und i pari do kallezoj per prishje te qetesise publike!

Se ju ke dhene leje te ndertojne 3 vite rresht!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here