RAMA tentoi të luaj gurin e fundit por DËSHTOI…

0
476

Një detaj kurioz mbi vizitën e Ramës në Berlin, i cili tregon se si diplomacia është një gjuhë “teknike” dhe se si asnjë detaj nuk mund t’i lihet rastësisë, bëhet i ditur nga burime diplomatike evropiane në Tiranë.

Në të vërtet, restoranti, një klub ekskluziv privat, “China Club” ku vetëm për të hyrë duhet të paguash një kuotë vjetore prej 10 mijë eurosh, në të cilën mbahen ekspozita të artit bashkëkohorë kinez me shumë mundësi është zgjedhur nga Kryeministri Rama në përpjekje për të përdorur sërish kartën e “kulturës” për të treguar se Shqipëria është në një hap me Evropën.

Por dreka e organizuar nga Rama u bojkotua nga të gjithë të ftuarit zyrtarë, punonjës publik gjermanë sepse vendi i zgjedhur është nën hetim për aktivitetit ndërkombëtar të pastrimit të parave, dhe mbi të gjitha sepse, duke qenë një restorant kinez, do të interpretohej nga të ftuarit si një sinjal diplomatik i parehatshëm. Pra kërcënimi nga ana e Shqipërisë se në rast se Gjermania nuk pranon të çel negociatat për hapjen e bisedimeve, Shqipëria do të drejtohet drejt Kinës. /Exit.al.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here