Donald Tusk: Rruga për në BE nuk është autostradë, por gardh me…

0
163

Donald Tusk në një konferencë me kryeministrin Edi Rama u shpreh se ‘përgëzoj popullin shqiptar për rekomandimin e fundit për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit’.

‘Eshtë ëndrra ime që Shqipëria të jetë ne BE e gjithashtu edhe për vendet e rajonit të Ballkanit’, tha presidenti i KE, i cili shtoi se ‘ka sfida të mëdha në ushtrimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër krimit dhe korrupsionit’.

Donald Tusk tha se ‘rruga për në BE nuk është autostradë, por gardh me pengesa’.

‘Ajo që keni bërë është e mjaftueshme që të çelim negociatat për anëtarësimin. Unë jam optimist për prespektivën afatgjatë por edhe i kujdesshëm për prespektivën afat shkurtër.

Do të keni mbështetjen time për çeljen e negociatave’, u shpreh presidenti i KE.

‘Në Sofje do të riafirmojmë perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.

Duhet të përmirësohen rrjetet energjetike dhe ato rrugore. Ne kemi nevojë të bashkëpunojmë e jo të presim deri tek zgjerimi i BE-së’, theksoi gjatë fjalës së tij, Presidenti i KE-së, Donald Tusk.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here