Dosja e TAHIRIT/ Manjani-Ramës: Çfarë provash kërkon mo? Ato që fshehe dhe zhduke vetë?

0
181

Pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama, drejtuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda në lidhje me ish-Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, ka reaguar ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Ai e ka pyetur Ramën se përse nuk dëshmon vetë në Prokurori.

Manjani ka shtruar një sërë pyetjesh në drejtim të kryeministrit Rama.

Postimi i plotë:

Çfarë provash kërkon ky mo?!

Provat që ka fshehur dhe zhdukur vetë?

Po ku ti gjejnë Prokurorët?!

Ku është Audi? Pse nuk gjen policia?

Po Nezir Seitaj? Kush e ekstradoi pa ligj?

Pse u dënua Dritan Zagani, denoncuesi i vetëm që në atë kohë? Pse nuk i merret një dëshmi zyrtare?!

Pse u vonua kontrolli i banesës?

Po Sota, shoferi, skafet parentat etj etj, ku janë?!

Pse nuk dëshmon vetë në Prokurori? Ai ishte eprori i ministrit të tij. C’di ai për trafikun dhe rolin e shtetit të tij në bisnesin më të ndyrë që bëri?

Pse e largoi Artan Didin?! Ç’bisedë bëri me të para se ta hiqte nga policia?

Kujt ja kërkon provat ky?!

T’ja gjejë “polici gjyqsor” politik, shoku Xhafa!

Artën e ka në xhep!

Tashmë është vetë zot e vetë shkop. Edhe me rekomandim në xhep, biles!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here