Nuk ka paqe për yllin e Argjentinës, operohet rrezikon të humbasë Botërorin…

0
176

Nuk ka paqe për sulmuesin e Manchester Cityt, Sergio Aguero.

“Bomberi” argjentinas është detyruar që të operohet pas asaj ndërhyrjeje të ashpër të Ashley Young në derbin e Manchesterit dhe mund që mos të rikthehet për disa muaj.

Në një status në rrjetin social “Twitter”, El Kun shkruan: “Pas operacionit në arteroskopin e gjurit. Tërësisht i motivuar dhe shpresoj të kthehem shpejt në fushë”.

Sipas stafit mjekësor, Aguero mund të jetë jashtë fushave të lojës për më shumë se një muaj.

Kjo bën që ai mund të humbasë Botërorin, sidomos nëse ndonjëri prej sulmuesve të Argjentinës kthehet në formë në fund të sezonit aktual.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here