”Ai KryeRilindasi beson Lu dhe Lei! Me ndihmën e të dyve sot ai ka në dorë DREJTËSINË!!!

0
191

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani vijon akuzat se Drejtësia është në duart e kryeministrit Edi Rama, dhe për këtë Manjani thotë se besimin ja kanë dhënë ambasadorët.

”Ai (KryeRilindasi) beson Lu dhe Lei! Sigurisht! Me ndihmën e të dyve sot Ai ka në dorë në mënyrën më anti-demokratike DREJTËSINË!!! Jo se nuk e kishte, por sot e ka 100%”,-shkruan Manajni në një postim në facebook.

Sipas Manjanit, Rama i mbështetur nga Lu dhe Lei, ka marrë në kontroll Drejtësinë me këto lëvizje. ”Shkriu Gjykatën Kushtetuese; mbylli Gjykatën e Lartë; zabtoi Prokurorinë! Vettingun po e bën vetë me të përgjedhurit e tepsisë dhe të çanakut të Rilindjes! Për ditë po zbulohen fakte kompromentuese, të cilat kam një vit që i denoncoj”,-shton Manjani në facebook.

Mbi vazhdën e besimit, Manjani thotë se Rama arreston kë të dojë, dhe se kundërshtarët dhe rivalët politikë i shantazhon. ”Arreston kë ti dojë qejfi jo për ta dënuar, por për ta telendisur nëpër media! Flasin hapur për Drejtësi Popullore! Kundërshtarët dhe rivalët politikë nuk i arreston, i shantazhon dhe i telendis në mediat e tij. Me thënë të drejtën e ka bërë me sukses!”,-shton më tej Manjani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here