Përfshirja në TVSH, qeveria po i jep goditjen finale biznesit të vogël

0
210

Kryeredaktorja e revistës “Monitor”, Ornela Liperi deklaroi se përfshirja në skemën e TVSH-së, do t’i japë goditjen përfundimtare biznesit të vogël. E ftuar në “Të Paekspozuarit”, Liperi deklaroi e Shqipëria ka një ekonomi jo konkurruese, ndërsa u shpreh se biznesi i vogël, kryesisht ushqimoret po falimentojnë edhe nga hapja e supermarketeve.

Liperi: Qeveria po i jep goditjen finale tregtarëve duke i lënë pa punë. Veçoria në Shqipëri është se 1/3 në vendin tonë janë të vetëpunësuar. Ky ka qënë modeli që është hasur që pas viteve 90, pra kemi një ekonomi jo konkuruese, dhe kjo është gjë e keqe, dhe ajo që ka ndodhur në vitet e fundit është se ka ndryshuar pasi janë hapur supermarkete, dhe bizneset po falimentojnë, po shkojnë drejt mbylljes. Qeveria ka dy dilema, të luftojë informalitetin dhe tjetra është te kostot sociale. Dëmi që do i shkaktojë këtyre familjeve, do ishte me e lartë se ato para që do i shkojë në buxhet. Me këtë TVSH që po bënë qeveria po i jep një goditje finale këtyre njereëzeve./TPZ.AL/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here