Ekzekutimi në Tiranë/ Dedikimi rrëqethës i motrës së Marios “Ti s’do më lësh kurrë vetëm…”

0
187

Tirana është tronditur mbrëmjen e djeshme pas vrasjes së një 28 vjeçari, Mario Majollarit, në zonën e Kinostudios, vetëm pak metra larg pallatit ku banonte.

Mario kishte vetëm një motër, ndërsa prindërit i ishin ndarë kur ai ishte vetëm dy vjeç.

Në një postim të bërë në Facebook një vit më parë për ditëlindjen e tij, nga e motra, shihet lidhja e fortë që ata të dy u kanë pasur me njëri-tjetrin.majollari marjo babai

E motra i ka dedikuar një shkrim rrëqethës ku i shpreh dashurinë dhe forcën e madhe që ai i jep.

“Ne jemi si nata me ditën, dielli me hënën, veriu me jugun, çdo gjë e kundërt që ekziston. Por të dy ndjejmë njësoj, të dy vuajmë njësoj, edhe pse kurrë nuk e themi, të dy kemi të njëjtën dëshirë, edhe pse e dimë që kurrë s’do realizohet. Asgjë s’ka qenë kurrë e lehtë për ne të dy, por ja dolëm, sepse kemi njeri-tjetrin. Sado që më streson kur më thua sa lopë jam, apo sa këmbështrembëse jam, apo sa e shëmtuar që jam, un e di që sado e keqe të jem, ti do jesh gjithmonë mbështetja ime. E di që edhe kur të shurdhoj me talentin tim si këngëtare, edhe kur te ti vesh bluzët e tua fshehtas, edhe kur ta bej nusen tate bredharake si vetja, un do jem gjithmonë motra jote e vogël dhe ti s’do me lesh kurrë vetëm. U bëfsh 100 vjeç gjysma shpirtit tim, Zoti me ka dhënë gjithçka tek ty. Të dua shumë, më mungon pafund”, shkruante në atë kohë motra e vogël e 28-vjeçarit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here