Robert Budina: ” Artistët nuk informohen dhe s’ka transparencë..”

0
179

TIRANE- I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ , regjisori Robert Budina ka folur për çështjen e Teatrit Kombëtar dhe projektit të prezantuar ditën e djeshme nga artistët. Ai tha se qeveria tha se nuk ka projekt më herët, por më pas doli që kishte projekt. Sipas artistit, godina e teatrit aktual nuk duhet të shembet.

“Projekti i prezantuar nga ne është një projekt dinjitoz nga ana e jashtme. Qeveria tha se nuk ka projekt, por pas presionit doli se kishte një projekt. Rama prezantoi vetë projektin dhe nuk la asnjë të fliste. Duhet të bëhet konkurs i hapur për Teatrin e Ri. Meqë nuk u dha asnjë sqarim nga qeveria, artistët ftuan një arkitekt dhe paraqiti në mënyrë te detajuar si do jetë Teatri i ri. Thelbi është që të mos shembet ai teatër, por të ruhen vlerat që mbart. Po të duan të ndërtojnë teatër të ri në vend tjetër le ta ndërtojnë, por ajo godinë duhet të ruhet”- tha Budina.

Regjisori tha se artistët nuk kanë pasur takime me ministrinë e Kulturës dhe sipas tij nuk ka transparencë nga qeveria dhe ministria për çështjen e teatrit.

“Ministria tha se do ketë takime, por ne nuk jemi thirrur deri tani. Kërkohet seriozitet nga qeveria për të gjetur grup pune dhe për të diskutuar për këtë çështje. Artistët nuk informohen dhe nuk ka transparencë për Teatrin Kombëtar”- tha ai.

Robert Budina u shpreh se duhet të vendoset në vend dinjiteti i munguar i artistëve. Sa i përket zhvendosjes së Teatrit tek, ‘Turbina’ ai tha se atje nuk ka skenë.

“Ne nuk flasim për llac e tulla, por për koncepte. Nëse ne do kishim prodhuar pak kulturë nuk do kishte ndodhur as 1997. Kultura në vitet e demokracisë është masakruar. Duhet të vendoset dinjiteti i munguar i artistëve. Qeveria e ka projektuar strategjinë e saj. Turbina është e mbyllur dhe nuk ka akses për të gjithë. Artistët që kanë qënë thonë se nuk ka skenë. ‘Turbina’ nuk është e përshtatshme për punën në Teatrit Kombëtar. Artistët kërkojnë dialog me pushtetin, pasi qeveria është autokratike dhe i bën gjërat fakt të kryer.”- tha Budina.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here