Rama vetëshpallet kryetar parlamenti, ja si ja kthen Meta

0
569

Edi Rama ka lajmëruar vetë se kur do të mblidhet Parlamenti, ndërkohë sipas ligjit dhe rregullores se Kuvendit është kryetari i Kuvendit që vendos thirrjen e seancës. Por sapo Edi Rama bëri paktin me liderin e opozitës, Lulzim Basha, duket se ka vendosur të sfidojë edhe kreun aktual të Kuvendit, i cili është President i zgjedhur.

Kryeministri ka lajmëruar vetë se parlamenti do të mblidhet të hënën, bile ka caktuar edhe orën. Ndërkohë Kuvendi i është përgjigjur kërkesës së kryeministrit Edi Rama për zhvillimin e një sesioni të jashtëzakonshëm.

Bazuar në nenin 74 të Kushtetutës dhe në nenin 42 të Rregullores së Kuvendit, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, i ka drejtuar Kuvendit një kërkesë të motivuar me shkrim për thirrjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm. Kërkesa ka përcaktuar që thirrja e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm të zhvillohet ditën e hënë, më datë 22 maj 2017, në orën 18.00.

Rendi i ditës i seancës plenare do të përmbajë diskutimin dhe votimin e çështjeve për vënien në zbatim të Marrëveshjes Politike të datës 18 maj 2017, lidhur me:

– Votimin e dekreteve të Presidentit të Republikës për lirim dhe emërim të zëvendëskryeministrit dhe të 6 ministrave;

– Shqyrtimin dhe miratimin e paketës ligjore që ka lidhje me reformën zgjedhore;

– Miratimin e anëtarëve të pakicës parlamentare në 3 komisionet ad hoc të vettingut, si dhe caktimin e zëvendësuesve;

– Zgjedhjen e Kryetarit dhe një anëtari të KQZ-së. Në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe afatet e parashikuara në të, Kryetari i Kuvendit do të nxjerrë urdhrin për mbledhjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm dhe do të publikojë rendin e ditës. Ndonëse kryeministri kërkoi të përcaktonte dhe vendoste gjithçka, përsëri ai nuk mund të bëjë asgjë pa urdhërin e Ilir Metës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here