Zbulohet si u vu zjarri sporteleve në Rrugën e Kombit…

0
175

Ndërsa në Tiranë situata vijon të jetë e tensionuar për shkak të protestës në Drejtorinë e Policisë, aty ku kërkohet lirimi i protestuesve të arrestuar, publikohen të tjera momente nga dita e protestës së dhunshme (31 mars).

Në video duket momenti kur shkatërrohet sporteli ku bëhet pagesa për tarifën e vendosur nga shteti për Rrugën e Kombit. Ndonëse kemi parë se si iu vu zjarri nga jashtë, pamjet e reja janë marrë nga ambientet e brendshme të kabinës.
Zjarri ne sportelet në Rrugën e Kombit
Ndërsa punonjësi i kabinës është larguar, situatën e kanë marrë në dorë protestuesit. Ata qëllojnë fillimisht me gurë e më tej, me shufra hekuri, duke i thyer tërësisht ato.

 

Më pas hyjnë brenda në kabinë, shkatërrohet kompjuteri, kasa dhe gjithë orenditë e tjera që ndodheshin në sportel. Me përshkallimin e situatës, dikush fut një kuti të cilës i është vënë zjarri dhe një person afron një nga perdet e shkëputura, në mënyrë që ajo të marrë flakë.

Dy djem të rinj , futen në kabinë e “i japin një dorë zjarrit”, duke shtuar perde të tjera por edhe plastmasë, të ndihmuar nga personat që ndodhen jashtë.

Shtohen me shpejtësi flakët, të cilat ushqehen edhe nga copat e drurëve që hidhen nga protestuesit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here