Rreth 35 të shoqëruar në Kukës, familjarët rrethojnë komisariatin

0
158

Familjarët e protestuesve në Kukës janë mbledhur para komisariatit të këtij qyteti për të kërkuar lirimin e dhjetëra personave të arrestuar nga policia  gjatë mesnatës.Nga burime pranë komisariatit të Kukësit, mësohet se janë shoqëruar gjatë natës rreth 35 persona.

Banorët kanë pohuar se janë dhunuar nga policia ditën e djeshme dhe se protesta e tyre  është për arsye ekonomike dhe nuk ka lidhje politike.

Tre prej banorëve të cilët u prononcuan thanë se policia ka terrorizuar të gjithë familjarët gjatë mesnatës ku edhe kanë marrë dhe shoqëruar në komisariat disa prej tyre.

“Dje policia më qëlloi me gur, janë të filmuara pamjet. Kanë qenë policë civilë dhe me uniformë. Unë kërkova ndihmë dhe kam qëndruar i gjakosur për një orë” tha njëri prej protestuesve të djeshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here