Plagosja në kryeqytet, zbardhet ngjarja, identifikohet autori

0
122

Policia e kryeqytetit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ku mbeti i plagosur një person. U bë identifikimi i personit që ka kryer plagosjen dhe është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbremjen e djeshme tek sheshi “Shqiponja”

Identifikohet e shpallet ne kerkim autori i dyshuar

Nga Sektori për Krimet e Rënda në D.V.P. Tiranë, në përfudim të veprimeve hetimore u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim të shtetasit:

• T. A., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Pasi rreth orës 21:25, në rrugën “Teodor Keko”, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip ”Volkswagen”, të drejtuar nga shtetasi B. B., 34 vjeç, banues në Kamëz, ku për pasojë është plagosur në këmbë, drejtuesi i mjetit B.B., i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprat penale “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative , “Prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe e municion” parashikuar nga nenet 78-22-25 dhe 278/2 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit T.A.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here