Akuzat e  FBI-s ndaj kosovarit, përgatiti sulm terrorist kundër SHBA 

0
130

kosovari-terrorizem-shba-300x170 Një shtetas i Kosoves akuzohet në Amerikë për terrorizëm. Mediat shkruajne se gjykatësit amerikanë kanë pasur rastin të shohin videon ne te cilen tregohej se kosovari Sami Osmankaç po përgatiste sulmin terrorist në Amerikë.

Anëtarët e trupit gjykues në gjykimin për terrorizëm në qytetin Tampa të SHBA-së, dëgjuan te akuzuarin dhe panë videoxhirime të tij të cilat FBI i kishte xhiruar në fshehtësi. “Kamerat e medieve nuk u lejuan brenda sallës së gjykatës, por gjykatësit panë disa video të Osmankaç, personi me shtetësi amerikane i lindur në Kosovë”- shkruan infokusi.

Në secilën prej tyre ai flet për një komplot terrorist që synonte të merrte jetë njerëzish në Tampa të Floridas. Prokurorët thanë se së pari Sami Osmankaç dhe një person tjetër vendosën objektet ku ata donin të sulmonin. Personi tjetër është një agjent i FBi-së, i cili po xhironte çdo lëvizje të Osmankaç.

“Dua të godas sa më shumë njerëz që të mundem”, thoshte Osmankaç në këtë video.

Prokurorët thanë se Osmankaç donte ta bombardonte pub-in MacDinton në jug të tampas- Hard Rock Casino- madje edhe urat në vendin e quajtur Bay. Osmankaç mendonte se po merrte ndihmë nga një terrorist i njohur dhe 27 vjeçari i besonte atij.

“Të gjithë do të vdesim një ditë. Atëherë pse të mos vdesim në mënyrën islame?”, thoshte ai. Pas kësaj, Osmankaç mori një dhomë hoteli ku ai i tregonte personit të dytë se si ta përdorte AK-47, granatat dhe atë që Osmankaç besonte që ishte bombë. Hetuesit thonë se Osmankaç fliste se si do t’i vriste viktimat dhe ku mendonte ta vishte jelekun e tij vetëvrasës. Gjykimi i Osmankaç pritet të zgjasë tri javë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency