Zbardhet dëshmia surprizë e Preng Gjinit: Nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e vëllait tim…

0
1

Dy ditë pas atentatit me tritol që u organizua ndaj tij, Preng Gjini është marrë në pyetje nga grupi hetimor, ku ka treguar të gjitha lëvizjet që ka kryer në ditën kur ka ndodhur shpërthimi.

Gjatë marrjes në pyetje në spitalin e Traumës në Tiranë, ku tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën, Gjini është shprehur se nuk ka asnjë hasmëri me persona të tjerë, duke iu referuar kryesisht fisit Reçi.

Sa i takon vrasjes së vëllait të tij në Rrëshen, ngjarje kjo e ndodhur rret një vit më parë, Gjini është shprehur se ai nuk mban përgjegjësi për veprimet e tij.

“Më kanë vrarë vëllanë por nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e tij. Gjatë ditës së atentatit nuk kam parë asgjë të dyshimtë, makinën ja merrja shpesh kushëririt pasi shkoja shumë mirë me të”, është shprehur mes të tjerave Preng Gjini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here